Tare: Të gjëndet zgjidhja, politika larg futbollit


Tare: “Të vjen keq që bojkoti vjen kur skuadrat tona në Europë u prezantuan mjaft mirë”.

Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios në një lidhje Skype mengjesin e sotëm me ‘Wake Up’ në Top Channel, tha se ai pret të zgjidhet ngërçi i bojkotit në futbollin shqiptar. 47 vjeçari foli për çmimin e fituar ‘Luani i Artë’, dhe një sërë problemesh nga e gjithë sfera…

Çmimi i fundit, “Luani i Artë”? “Është kënaqësi kur puna vlerësihet, e rëndësishme është t’I japim vazhdimësië. Por, tashmë kërkesat janë gjithnjë më të larta. Të them të drejtën nuk e prisja, pasi është një vlerësim I madh, një titull ndërkombëtar. Kur më kontaktuan për ta marrë u habita dhe e pieta si kisha fituar unë. Ishte diçka që më mbushi me gëzim, kur e kthej kokën mbrapa më kujtojnë momentet e vështira, sakrifica dhe në fund mendon se ia vlen.

Është viti i parë që fitohet nga bota e sportit sepse i jepete festivalit të filmit të Venecias. Ishte viti i parë që e zgjeronin si çmim dhe unë isha i pari nga bota e futbollit, së bashku me trajnerin e Atalantës dhe drejtorin e Interit, Marota”.

Edhe pse ish- kapiteni kuqezi dëshiron të qëndrojë jashtë diskutimëve për këtë temë e ka një sugjerim: Palët duhet të gjëjnë zgjidhjen dhe politika të qëndrojë jashtë këtij problemi. Të vjen keq që bojkoti vjen kur skuadrat tona në Europë u prezantuan mjaft mirë”.

Më pas Tare ndër të tjera zbuloi se është një tifoz i thekur i Partizanit dhe i Flamurtarit të Vlorës:

‘Jam tifoz me Partizanin pasi e gjithë familja ime ka qënë e lidhur me këtë klub. Por bëj tifo edhe për Flamurtarin pasi unë kam lindur në Vlorë dhe Flamurtari i kohës kur luante me Barcelonën e mundte Partizanin e Beogradit, ishte dashuri e madhe.”

Reja?

E kemi pasur për 4-5 vite te Lacio. Ai ka eksperiencë dhe di çfarë kërkon në fushë por rotacionet janë gjithnjë të vështira. Topi është për të gjithë dhe futbolli është për pak njerëz, sepse nuk e njohin njësoj të gjithë dhe ka shumë vështirësi. Të gjithë duhet ta kuptojnë se është një fazë tranzicioni dhe duhet të jemi objektiv”.

Ndeshja e fundit në stadium duke ndjekut Kombëtaren?

Ka qënë takimi me Francën kur u inagurua stadiumi ‘Air Albania'”

Djemtë futbollistë?

 
Kam dy djem dhe janë aktiv të dy. I madhi është me Primaverën dhe i vogli me ekipet e moshave.  Nuk është se ju kërkohet me ngulm. Rëndësi ka që ata të triumfojnë në jetë. Të jenë të suksesshëm.”-ndër të tjera Igli Tare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!