Kokëdhima: Luajmë, kemi tri skenarë…

Kokëdhima: “Ky bojkot mund të vijojë deri në fund të edicionit por kampionati jep verdikte”

Në ‘Sport Time’ në Supersport, presidenti i Apolonisë së Fierit Koço Kokëdhima tha sot se futbolli do të kthehet. Ai përmendi tri skenarë të mundëshëm të rikthimit të futbollit duke nisur nga ai më i ‘pamunduri’.

Sipas Kokëdhimës, ekziston mundësia që Kategoria Superiore të luajë edicionin vitin që vjen me një sistem grumbullimi, versioni i dytë të luhet pas janarit me dy faza dhe verisoni i mundëshëm, gara të nisë pas pak javësh.

Si do bëhët me futbollin?

Tre skenarë janë në diskutim. I pari është të mos luhet kampionati fare, deri në prill dhe atëherë të bëhet me sistem grumbullimi dhe të bëhën ndeshje me vetëm një takim, ku të vendoset gjithçka. Kjo për të mos krijuar problem me botën e futbollit.

Skenari i dytë është të zgjidhen çështjet deri në janar dhe të luhet me dy faza. I treti është që qeveria të tregohet e arsyeshme, të bëjmë një marrëveshje dhe t’i hapim rrugë reformave për të ecur para. Futbolli është duke marrë fund dhe nuk ka pasur asnjë polemikë në mbledhje “

Penalizim nga UEFA, FIFA?

Nuk do ketë asnjë dënim nga UEFA dhe FIFA, pasi janë vënë në dijeni të kësaj që po ndodh në Shqipëri. Ne kemi marrë mbështetje morale, por edhe më shumë se kaq. Ne nuk do e lëmë Shqipërinë pa u përfaqësues në Kupat e Europës” ,ndër të tjera Kokëdhima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!