Shqipëria kuqezi mbërrin në Almati

FSHF në një postim në Twitter, njofton se pas disa orëve fluturim, skuadra Kombëtare dhe i gjithë delegacioni që shoqëron kuqezinjtë, kanë mbërritur në Almati të Kazakistanit.

Mësohet se Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur rreth orës 20:30 (sipas orës lokale të Kazakistanit) në Almati pas një udhëtimi të gjatë.

Me të mbërritur në tokën kazake, skuadra kuqezi ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore. Nesër planifikuar edhe një konferencë shtypi e teknikut Reja dhe kapitenit të Kombëtares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!