Miqësore në kohë bojkoti

Me kampinatet e Superiores dhe të Kategorisë së Parë me bojkot pa afat, shumë skuadra po bredhin nëpër fusha të ndyshme për të mbajtur në tonus futbollistët e tyre. Por dhe për të parë se çfarë mund të riparojnë më mirë në mënyrë që zyrtaret nëse nisin , ti gjëjnë gati.

Kështu sot në ‘Tropika Resort’ në Durrës, Skënderbeu u mund 2-3 nga Kastrioti. Kukësit U21 dhe Partizanit B mbyllën 4-2 për verilindorët e Rr. Hallaçit, ndërsa Laçi A, luajti me U21 të Laçit që tashmë drejtohen nga Nica.

Sakaq, Dinamo e përforcuar këtë edicion, shpartalloi Orikun 4-0 teksa një dygolësh shënoi sulmuesi i afruar në këtë merkato Xhixhua.

Edhe Egnatia fitoi 2-0 ndaj Erzenit duke dëshmuar vijimësi e stabilitet. Së paku me miqësoret. Rrogozhinasit e Kategorisë së Parë,kërkojnë të ngjiten në elitë.

U luajtën dhe:

Lushnja-Besa 0-1,Tërbuni-Vora 1-4, Devolli-Pogradeci 2-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!