Gjilani kalon pa vuajtje Arbërinë

Java e pestë, Ipko: Gjilani -Arbëria 3-1

Gjilani i Mezanit kthehet te fitorja. Përballë skuadrës nënkampione të Ipko-s, ishin debutuesit e Arbërisë që në start të kampionatit po bëjnë një figurë mjaft të mirë sportive.

Ndërkaq, në takimin e sotëm ndaj Arbërisë formacioni i ‘skifterave’ u desh të përmbyste golin e pësuar në minutën e 28′-të nga Zabërgja. Ishin Kurtaj në të 43′, Kçiku në dhe Darko Nikaç autorët e golave të Gjilanit.

Kështu pas javës së pestë në Ipko, Superligën e Kosovës, skuadra me bazë nga Kategoria Superiore, ngjitet provizorisht në vend të dytë me 8 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!