Drita dy ndeshje dy fitore, Tovërlani jep dorëheqjen

Pesë pikë në 5 takime kanë detyruar teknikun e njohur të largohet nga ‘Nikli’

Në Drenas kampionët në fuqi të Ipko-s, Drita, ka marrë tri pikë të vyera në përballjen me Feronikelin. Pas 1-0 të pjeës së parë, në të dytën skuadra e Nuhiut ka arritur të triumfojnë e të regjistrojnë pikë të plota pas dy dy golave të shpejtë.

Hoti për vendasit dhe Fazliu e Rexha për gjilanasit, autorët e golave në këtë takim të parë të javës.

Kjo do të jetë ndeshja ime e fundit me Feronikelin. Do të bisedoj me presidentin, sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë ndeshja e fundit” – tha Tovërlani pas takimit.

Ndërkaq Ballkani- Drenica përfundoi 5-0 ndërsa Prishtina- Llapi në mënyrë surprizë 0-0.

Gjilani-Arbëria, luhet nesër në 15.00. Kryeson Ballkani i shkëputur me 13 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!