Ballkani merr kreun, Drita nis….kampionatin

Ipko java e 4: Bie Prishtina, Ballkani në revansh ndërsa Drita luan ndeshjen e parë sezonale…

Drita nis mbrojtjes e titullit kampion në Ipko dhe këtë e bën në shtëpi ndaj Besës së Pejes. Gjilanasit të impenjuar së fundi në europë (eleminuar) kthehen të luajnë në kampionat ndërsa fitojnë 3-1 me debutuesit pejanë. Pas fraksionit të parë 1-1 në të dytën, Drita shënon dy gola të tjerë duke marrë tri pikë.

Por surprizën e madhe të ditës e beri Trepçia’89 e cila mundi në shtëpi Prishtinën 1-0. Pas një dominimi total të bardhebluve në 45 minutat e para, në të dytën Trepçia’89 shënoi një gol me penallti (82 Jashari) duke ulur me këmbë në tokë pretendentët e Ipkos, Prishtinën.

.

Llapi totalisht në krizë rezultati. Ishte radha e Ballkanit të Munishit për t’i rrëmbyer tri pikë sot. Ballkani të cilit i iku titulli sezonin e kaluar për ‘duarsh’ me Marlind Dakun goelador (dy gola sot), po arrin të ruajë ritimin e sukseseve. Sot shifrat ishin 1-3 për miqtë që marrin kryesimin pas 4 javëve kampionat.

Ndeshje sot:

Llapi- Ballkani 1-3

Trepçia’89- Prishtina 1-0

Drita -Besa Pejë 3-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!