Liga, takimi i radhës…nesër

Në një postim të fundit në rrejete, Liga Profesioniste e Futbollit në Shqipëri njofton se nesër në ambientet e “Air Albania Stadium”, do të ketë një takim me anëtarët e saj për të diskutuar hapat e mëtejshëm të bojkotit futbollistik të këtij edicioni që askush nuk di të thotë se kur nis.

Në njoftim, Liga shprehet se pas mbledhjes do ketë një vendim që do komunikohet për mediat.

Njoftimi i Ligës:

Liga Profesioniste e Futbollit do të zhvillojë një mbledhje me anëtarët e saj ditën e martë (29 shtator 2020) në ora 11:00.Në përfundim të mbledhjes, që do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, do të ketë edhe një qëndrim zyrtar për mediat nga Liga Profesioniste e Futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!