Duka: Të bëjnë ligjin e sponsorizimit

Sot Liga dhe FSHF, përfaqësuar nga krerët respektivë Edvin Libohova dhe Armand Duka, u shfaqen përpara mediave të ndyshme në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Nëse Libohova i ra më shkurt përgjigjeve të të pranishëmve në ambientet e ‘Air Albania Stadium’,duke argumentuar sipas rastit, kreu i FSHF-së Duka, shpesh në përgjigjet e tij, u pa nervoz.

Kreu i futbollit në Shqipëri mes të tjerave tha se në fund të fundit, qeveria të realizojë së paku vetëm pikën e ligjit për sponsorizimin.

“Ne duam ta formalizojmë sportin. Janë të përcaktuara shpenzimet, nga biletat, nga reklamat, nga sponsorizimet. Të bëhen aq, ndryshe është e vështirë. Bujqësia është jetike, sporti i domosdoshëm. Sa i takon gjobave dhe kamatave, janë tre klube që i kanë krijuar ndër vite. Nuk themi që të mos i paguajnë detyrimet. T’i paguajnë, por qeveria t’u falë gjobave dhe kamatave. Më pak se 1 milion euro është dëmi.

Nuk po kërkojmë ligjin hungarez, por atë të Kosovës e Maqedonisë. 30 për qind e tatimit të bizneseve të ketë të drejtë të shkojë për sport. Kjo nuk do të thotë që e gjithë kjo të shkojë për sport. Nuk ndodh që 50 milion euro të shkojnë. Maksimumi shkon në 60%, pra 30 milion euro. Kjo nuk ndodh vitin e parë, maksimumi shkon në 10 milion. Ne propozojmë që 50 për qind të shkojë për terrenet.

Le ta bëjnë Ligjin e Sponsorizimit. Në këtë gjendje as nuk i mbajmë dot lojtarët, jo më të sjellim cilësorë. Po e shohim si po ikin në Kosovë. Për këtë, këtë periudhë tatimi mbi pagën të bëhet zero të zgjatet me më shumë se dy vite. Nuk duan as këtë, le të bëjnë ligjin e Sponsorizimit. E kemi informuar UEFA-n për çdo gjë.

Kam pasur një bisedë me presidentin dhe e kam informuar. Nuk është se është vendimmarrje e tyre. Janë të interesuar të zgjidhet kjo çështje, që qeveria të bëhet mbështetëse e sportit. Në takimet me kryeministrin më ka thënë që duhet t’i bëjmë këto. Më pas në takimet e bëra është zeruar çdo gjë. Ndoshta kur të dëgjojë këto do ta kuptojë që nuk qenka edhe aq gogol”,ndër të tjera Duka.

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!