Drita nga Rinasi drejt Varshavës…

Në program nesër takimi me Legian vendase (Play-off) për Europa League.
Pak çaste më parë Drita e Gjilanit dhe i gjithë delegacioni kampion në fuqi i Ipko-s, u nis nga Rinasi drejt Polonisë.
Drita zbret në fushë nesër ndaj një rivali që ndërroi trajnerin pas dy humbjeve shtëpiake radhazi në kampionat. Gjithësesi ndaj Legias asnjëherë nuk është e lehtë.
Një biletë për në fazën e “Play Off” të Europa League do të ishte mrekullia e madhe e skuadrës së Nuhiut me ‘Dardanët’ optimistë.
Ndërkaq, dy ditë më parë, gjilanasit u janë nënshtruar testeve mjekësore për COVID-19 dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.
