Europa League mbyll fazën ‘Play off’, nesër shorti i grupeve
Dramë në Portugali, Rio Ave- Milan 1-1 në 90′, 2-2 në shtesë dhe 8-9 me penallti. Milan në grupe.
Jashtë kompeticionit, Volfsburg, Kopenhagë, Sporting Lisbonë…
Ndeshjet play-off të ditës së sotme përpos eleminimit te Tiranës nga Jang Bojs 3-0 zbuloi edhe emrat e ekipeve që kaluan fazën e fundit përpara se të vendosen nesër në grupe.
Nëse në Champions situata duket më e stabilizuar tabela e rezultateve të sotme në EL, tregon se disa nga emrat e mëdhenj të futbollit në këtë kompeticion, janë thyer.
Volfsburg që kaloi Kukësin eleminohet nga grekët e AEK Athinë ndërsa edhe Sporting Lisbonë mundet keq nga LASK në Lisbonë 1-4.
Në fazen e grupeve edhe Hapoel Ber Sheva që eleminoi Laçin( turi 2) dhe Granada që kaloi Teutën po në turin e dytë kualifikues.
Shifrat e plota të ditës:
Kluzh-KuPs 3-1
Dinamo Zagreb-Flora Tallin 3-1
Ararat- Cvrena Zvezda 1-2
Rosenborg- PSV 0-2
Sharleroi-Leh Poznan 1-2
Malmo-Granada 1-3
Slovan Liberec-APOEL Limasol 1-0
Hapoel Ber Sheva-Pilzen 1-0
Dinamo Brest-Ludogorets 0-2
Sarajevo- Selltik 0-1
Legia Varshavë-Karabak 0-3
Kopenhagë-Rijeka 0-1
Standart Liezh-Fehervar 3-1
Jang Bojs– Tirana 3-0
Bazel-CSKA Sofje 1-3
Dundalk– Klasvik 3-1
AEK Athinë-Volfsburg 2-1
Rejnxhers- Gallatasaraji 2-1
Sporting Lisbonë- LASK Linz 1-4
Rio Ave –Milan 1-1 (shtesë 2-2, Pen 8-9)
Totenhem– Makabi Haifa 7-2