Greca fundos Gjilanin, tri gola me Feronikelin…

Feronikeli- Gjilani 4-0

Feronikeli i Afrim Toverlanit trondit Gjilanin e Gentian Mezanit në javën e parë të Ipkos. Bedri Greca, ish-mesfushori sulmues i Laçit, ia doli të thyejë ish-skuadrën e tij Gjilanin duke i shënuar tri herë radhazi.

Marclei Santos, shënoi golin e katërt për Feronikelin dhe vulosi fitoren duke e futur skuadrën nënkapione të edicionit të kaluar në një vorbull mosbesimi.Një hakmarrje e vogël e Grecës në këtë sfidë duke i dhënë ekipit nga Drenasi tri pikë të arta në prolog.

Tovërlani:

Djemtë kanë dhënë gjithëçka në fushë. Shpresoj që tifozët të rikthehen sa më shpejtë në tribuna. Do të japim maksimumin dhe besoj që në fund t’i gëzojmë tifozët tanë”– tha tekniku i Niklit pas ndeshjes.

Drita- Llapi e parashikuar nga kalendari për sot, është shtyrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!