Sot, LaLiga dhe Premier League, sezoni i ri

Sot startojnë dy kampionatet më të forta dhe më spektakolare në glob.La Liga spanjolle dhe Pemier League angleze. La Liga nis me Eibar- Selta (16:00). Granada, rivali i Teutës të enjtën në Europa League, luan në 18:30 me Atlekik Bilbao. Kadiz-Osasuna, ndeshja e fundit e dites së parë.

Në Ishull, derbi i Londrës, Fulham- Arsenal nis i pari në 13:30. Pason Kristal Palasë- Sauthempton dhe Uest Ham Njukasëll (16:00). Mbyll ditën Liverpul- Lids në 18:30.

Por veç tyre edhe Eredivise e Holandës nis sot me tri takime. Në Superligën turke kampionati nisi dje me Reizispor- Fenerbahçe (1-2). Sot të tjerat.

Me inters sot edhe dy ndeshje të skuadrave shqiptare në Maqedoni të Veriut për javën e 5-të. Shkëndija udhëton në Shtrumica në një ndeshje relativisht të lehtë me vendasit e Belasicës ndërsa Struga pret kryesuesit e Ligës, Sileks Kratovo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!