Laçi hermetik në Baku, Cungu beson te kualifikimi

‘Jemi këtu për të luajtur kualifikimin’- ka thënë tekniku Cungu mes të tjerave.

U nis sot në mëngjes me destinacion Bakunë në Azerbajxhan. Bëhet fjalë për ekipin kurbinas të Laçit, i cili kryesohet nga zv/presidenti i klubit bardhezi Kleo Laska. Skuadra e teknikut Armando Cungu, do të luajë nesër në orën 19:00 (me orën e Shqipërisë), ndeshjen kualifikuese me Keshla të Bakusë.

Nisur nga situata pandemi globale, klubi bardhezi, me teste negative në ‘zarf’ dhe udhëtim me çarter, u desh të kalonte 3 orë e 15 minuta deri sa të prekte tokën azere.

Më pas axhenda. Akomodimi në hotel, dreka dhe çlodhja sipas një grafiku të detajuar e në kushte tejet disiplinore. Në orën 20:30 me orën vendase, trajneri Cungu u shfaq përpara gazetarëve vendas për t’ju përgjigjur pyetjeve.

Laçi nisi seancën përgatitore në orën 21:00, gjithnjë me orën azere dhe u lejua të ndiqet nga mediat vetëm në 15 minutat e para.

Pas përgatitores me dyer të mbyllura, i gjithë kampi bardhezi iu drejtua lokalit për darkën dhe në këto çaste është akomoduar në hotel për të kaluar natën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!