Brdariç fiton testin e parë…

Miqësore në ‘Loro Boriçi’: Vllaznia- Teuta 1-0
Vjen rezultati i parë i rëndësishëm për Tomas Brdariç. Vllaznia e tij triumfonin me rezultatin 1-0 në testin e sotëm në Shkodër me Teutën fituese të Kupës së Shqipërisë.
Një ndeshje e gjitha ritmike me të dyja skuadrat që kërkuan ti japin ngjyra fituesi minutave në fushë. Aq më tepër që teknikët Brdariç e Martini, i dhanë shumë hapsira lojtarëve në dispozicion.
Ishte brazliani Da Silva në fundin e pjesës së parë ai që i dha fitoren Vllaznisë në këtë test të dytë me durrsakët. Teuta në prag të takimit historik me Granadën në 17 shtator për Europa League, pati fituar në Pukë me kuqeblutë po 1-0.