Çyrbja nuk është në planet e Teutës…

Arbër Çyrbja largohet nga Teuta. Më tej fjalët janë mësuar përmendësh: ‘Klubi falenderon futbollistin për kontributine dhënë dhe i uron suksese në karrierë’

Monotone: Pa dhënë detaje të vërteta. Por çfarë rëndësie ka?! Mesfushori sulmues, ka kryer largimin numër ‘dy’ nga Teuta. Aventura e radhës me ‘djemtë e detit’, zgjati 1 edicion dhe lojtari shijakas, pati rolin e tij aktiv për të mbërritur te Kupa dhe Superkupa e durrsakëve.

Njoftimi i Klubit:

Arbër Cyrbja nuk është më pjesë e bluve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi. KF Teuta komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me lojtarin.

KF Teuta dhe futbollisti me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dy palëve. KF Teuta me këtë rast falenderon Arber Cyrben për kontributin e dhënë në periudhën që ishte pjesë e bluve, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!