Tirana firmos me ganezin 19 vjeçar…

Ganezi Ibrahim Sulej është lojtari më i ri i skuadrës kampione të Shqipërisë ,Tiranës. Prej javësh, Tirana ka lançuar akordin me tre futbollistë ganezë por vetëm sot Sulej ka marrë zyrtarizimin nga Tirana.

19-vjeçari është pjesë e kombëtares U-20 të Ganës, ndërsa luan si mesfushor i avancuar. Vetë klubi para pak minutave ka njoftuar në rrjete afrimin zyrtar të lojtarit më të ri të bardhebluve. Mesfushori pritet të vihet menjëherë në dispozicion të Egbosë.

Postimi:

“KF Tirana mirëpret Ibrahim Sulley.
Lojtari Ibrahim Sulley ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri. Menjëherë pasi është akomoduar, mesfushori me tipare sulmuesi ka firmosur kontratën në prani të presidentit Refik Halili, duke zyrtarizuar bashkimin e tij me klubin bardheblu. Lojtari është pjesë e përfaqësueses së kombëtares U20 ne Gana dhe vjen si një përforcim i mirë për skuadrën. Sulley do të stërvitet sot me pjesën tjetër të ekipit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!