Kukësi miqësisht me Llapin…

Kukësi duket se ruan energjitë në testin e luajtur sot në Durrës me Llapin pasi kjo miqësore ka përfunduar ashtu siç dhe nisi 0-0. Rastet nuk kanë munguar por goli në këtë takim ka rezultuar i ‘tepërt’.

Për verilindorët luajtën thuajse të gjithë titullarët. Madje Skënder Gega i ka hedhur në terren të besuarit e tij që nga starti: Xhika, Lulaj, Horiç, Musta, Maliqi, Limaj, Telushi, Domi, Rroca, Eze dhe Gashi.

Një test që me shumë gjasa i ka qartësuar idetë Gegës për të provuar pas pak ditësh (27 shtator) ndaj Volfsburgut në ‘Air Albania Stadium’ për turin e dytë kualifikues në Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!