Monza nuk e ndez… Ferrarin

Shpresat se kthimi në shtëpi do të ishte ndryshe, marrin përgjigje zhgënjyese nga “kokëkuqja”.

Asnjë magji e Monzas për Ferrarin dhe nuk mund të ishte ndryshe, duke pasur parasysh, që Formula 1 ngjan me një shkencë ekzakte.

Ferrari jashtë dhjetëshes më të mirë të tabelës në nëntëdhjetë minutat e para të provave të lira të Grand Prix në Monza të Italisë.

Sharles Leklerk nuk shkon përtej vendit ë 11-të, ndërsa Sebastian Fetel zhgenjen sërish e mbyll i parafundit në të 19-in.

Para të gjithëve dy Mercedesat, me Valteri Botas, pilotin me kohën më të mirë dhe Luis Hamilton të dytin, me 245 të mijtat pas finlandezit.

Red Bull i treti, por këtë radhë me Aleksander Albon. Maks Verstapen u rrëzua dhe doli jashtë piste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!