Leo Mesi nuk tërhiqet, “lufta” vazhdon…

Leo Mesi, sot ka përsëritur dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona dhe LaLiga, gjatë kësaj periudhe tregu të verës.

Në një deklaratë, babai-menaxher Jorge Mesi, ka shpjeguar se klauzola e lirimit prej 700 milionë euro nuk është më e vlefshme, sepse lojtari e ka ushtruar klauzolën për të zgjidhur në mënyrë të njëanshme marrëveshjen, brenda kohës së caktuar.

Leo, në deklaratën e tij drejtuar presidentit të LaLiga-s, nuk e përmend Barcelonën, por ai e rikonfirmon “luftën” e hapur dhe dëshirën për t’u larguar. Mesi nuk ka bërë asnjë hap prapa…

Ndërkohë, LaLiga ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Mesit, duke përsëritur qëndrimin e saj, se klauzola prej 700 milionë eurosh duhet të paguhet plotësisht, nëse Mesi do të largohet nga klubi katalan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!