“Çështja Mesi” drejt fundit…

Vendimi përfundimtar po afron. Me gjasa, “shumë zhurmë për asgjë”. Nuk përjashtohet mundësia që Lionel Mesit të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona.

Ky ishte mesazhi që babai i tij dha sot për mediat. Mesi mund vazhdojë të qëndrojë, sepse takimet midis babait të tij Jorge dhe Josep Bartomeu, president i katalanasve, nuk kanë çuar në një zgjidhje tjetër.

Barcelona është e vendosur për çështjen e klauzolës 700 milionëshe dhe tani shanset që ylli argjentinas Leo Mesi të qëndrojë edhe një vit te Barça dhe më pas, të fitojë  lirinë nga detyrimet financiare ndaj klubit “blaugrana”.

Ndërkohë, babai dhe njëherësh menaxheri Jorge Mesi, është në shtëpinë e Leos. Nuk priten zhvillime të reja, edhe pse media është pas dyerve. Pas tri ditësh gjithçka do të harrohet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!