Vllaznia fiton testin në Devoll

Vllaznia fiton në Bilisht me vendasit e Devollit 0-1.

Një autogoli i Cane që në minutën e 7-të, ka mjaftuar që shkodranët të bëjnë të tyrin rezultatin e këtij testi miqësor të luajtur në juglindje..

Brdariç nuk kurseu askënd. Kroato-gjermani teksa ka pak ditë në krye të kuqebluve, hodhi në fushë të gjithë lojtarët në dispozcion.

Kështu, Vllaznia në ndërtim e siper, merr fitoren e tretë në katër miqësoret që ka zhvilluar deri më tani.

Të shtunën Vllaznia ka programuar të luajë miqësoren e radhës me Pogradecin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!