Daja: “Do ta kemi të vështirë objektivin”

Në një intervistë për ‘News24’, trajneri i Partizanit, Ilir Daja, thekson se me kontigjentin aktual e ka të vështirë të arrijë objektivat. Me merkaton e bllokuar nga UEFA për çështjen ‘Çinari’, të kuqtë duken të privuar ndjeshëm nga konfigurimi i ri i grupit.

Mungesa e ndërhyrjes në merkato?

“Ne kemi një kontingjent të trashëguar nga edicioni i kaluar, duke llogaritur shumë largime. Unë po përmend largimin e Trashit, si pjesë e ekipit kombëtar. Objektivat që ka Partizani, me këtë kontingjent janë shumë të vështira për t’u arritur, sepse është një grup i plotësuar me lojtarë të rinj nga Partizani B. Ne shpresojmë që të hapet merkatoja që të jemi më afër objektivave që ka Partizani në çdo sezon”.

Ndryshe çfarë pritet?

Ndryshe do të punojmë fort me grupin që kemi në dispozicion, sepse duke ngushtuar objektivat maksimalë, në bazë të grupit që kemi do të nxjerrim në fund të merkatos edhe objektivin real për të qenë me këmbë në tokë”.

Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë që t’i marrim maksimumin grupit që kemi në dispozicion, por shpresojmë që duke qenë një çështje në gjykim e sipër të vijë një përgjigje shumë e shpejtë pozitive, në mënyrë që të afrojmë ata lojtarë për repartet që kemi nevojë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!