Sadiku me skuadër të re në Turqi…

Nga Levante e La Liga-s te Malaga një kategori më poshtë si i huazuar dhe 13 gola të shënuar brenda një sezoni.

Armando Sadiku tanimë një futbollist i lirë, ka marrë disa oferta por me gjasa, sulmuesi i përfshirë sot në listën e Edi Rejas për ndeshjet me Bjellorusinë dhe Lituaninë, ka gjetur akordin me një skuadër te re në Turqi.

Mediat në Turqi e bëjnë fakt të kryer transferimin e Armando Sadikut teksa me parametra zero shkon te Samsunspor në Ligën e parë turke.

Elbasanasi 29-vjeçar do të jetë lojtari i 4 shqiptar që garon në këtë kategori. Kavajasi Sokol Cikalleshi luan me Akhisarspor, ndërsa dy ish-futbollistët e Laçit, portieri Gentian Selmani e mbrojtësi David Domgjoni, aktivizohen te Menemenspor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!