Reja nuk fshihet, kërkon fitore në Bjellorusi

Broja, Çepele dhe Laçi, janë tri afrime të reja për Rejan.

Trajneri i Kombëtares kuqezi Edi Reja, në prag të dy sfidave të Nations League ndaj Bjellorusisë në transfertë dhe Lituanisë në shtëpi, doli sot në një konferencë për shtyp.

Nga ambientet e ‘Air Albania Stadium’ tekniku ka bërë publike listën e të ftuarve dhe dhënë detaje rreth emrave në listë, kundështarëve, objektivave…

“Lista është e madhe, lojtarët do t’u nështrohen testeve, do të shohim se si janë. Në qoftë se do të ketë ndonjë lojtar që do të rezultojë pozitiv, apo probleme fizike, lista do të ketë ndryshime deri në momentin që të shihet grupi. Është një situatë e paprecedentë, nuk kemi bërë miqësore dhe ndaj nuk e dimë se si do të jetë skuadra, sepse para fillimit të karantinës dhe sot jemi shumë ndryshe. Shpresoj që të bëj zgjedhjet e duhura, pasi t’i kem parë lojtarët më mirë…”

Ristitë në listë: “Sa i përket listës me të grumbulluarit, ju e njihni dhe Kumblla është lojtar i pjekur tashmë dhe mund ta aktivizoj që nga fillimi. Kurse 17-vjeçari, është i ri. Kam folur me familjen e tij dhe është me shumë të ardhme. Ishte pak e vështirë, sepse ka lindur atje dhe ka luajtur me U-17 e Italisë. Ka edhe shumë djem të rinj që luajnë në Angli, Gjermani, Itali dhe presin një festë nga kombëtaret e shteteve ku janë aty. Por, duhet që të bëjmë kujdes në zgjedhjet tona për të mirën e Kombëtares.”

Pushimi i gjatë: “Grupi ku bëjmë pjesë është shumë i vështirë, unë kujdesem për skuadrën time. Uroj që t’i gjej lojtarët në formë të mirë, sepse kemi kohë të gjatë shkëputje, por i kam ndjekur. Shpresoj që ta gjej ekipin në harmoni, kjo është e rëndësishme. Ta nisim mbarë në ndeshjen e parë, luhet pa tifozë dhe këto ndeshje duken si miqësore.

Nuk e di si do të reagojë skuadra, nuk është mësuar të luajë pa tifozë. Janë situta të reja, shumë të vështira, të pamësuar më parë. Kam një ekip që ka cilësi dhe potencial të mirë, do të punoj shumë në aspektin psikologjik me lojtarët që të jemi sa më mirë”.

Objektivi: Objektivat tanë për të bërë paraqitje dinjitoze dhe të jemi në krye të grupit. Kam folur edhe me presidentin Duka për këtë. Shqipëria tashmë ka një skuadër që mund të përballet denjësisht me çdo rival. Të punojmë shumë dhe lojtarët të jenë në formën e tyre më të mirë. Kam folur me Hysajn dhe Gjimshitin që ka bërë ndeshje në Champions, sepse është i stërlodhur.

Shpresoj që lojtarët që vijnë në këtë grumbullim të jenë në formë të mirë. Në disa vende, si në Austri ka nisur gara. Kemi edhe merakun e klubeve që kanë frikë se si do të shkojë situata, sepse i ruhen dëmtimeve dhe se mos lojtarët e tyre sëmuren. Na intereson fitorja në këto takime dhe duam vendin e parë në grup”.

Lojtarët: “Holanda na ka dhënë “OK” për Selahin dhe Brojën. Rasti i Zvicrës është i çuditshëm, sepse do të luajë edhe vetë, ështrë diçka e pazakontë, FIFA nuk ndërhyn, sepse u referohet ligjeve të shteteve respektive dhe rregullave që ndjekin. Kamberin e kam ndjekur, kur luante në Skoci. Të shohim, sepse edhe ai do të jetë pjesë e projektit. Mersinaj ka qenë i karantinuar dhe do të shohim nëse do ta kemi në grup apo jo.

Unë do të bazohem edhe te lojtarët dhe grupi i së shkuarës. Deri në nëtor, shpresoj që edhe disa të rinj t’i integrojmë. Unë punoj për të tashmen dhe mendoj dhe punoj njëkohësisht edhe për të ardhmen, për një grup sa më kompetitiv. Lenjani nuk ka skuadër dhe po e presim, sepse edhe ai është lojtar me vlera”.

Kamoleze në staf: “Kamoleze njihet mirë, ka një karrierë të pasur edhe me Torinon dhe do të më ndihmojë mua, por do të shohim në të ardhmen. Duhet që të punojmë shumë në këtë aspekt, jo thjesht për këto eliminiatore, apo dhe të ardhmen dhe projektin 4-vjeçar që kemi me Kombëtaren, unë dhe stafi. Do flas në një të ardhme me presidentin Duka, por për monentin më ndihmon mua”.

Në fund tekniku pasi u shfaq mjaft në formë të mirë fizike, bëri edhe një batutë duke e lidhur me përkthyesn. Si ishim sot me përkthimin? Apo mos duhet ta ndërrojmë sërish’, tha tekniku duke buzëqeshur e kompliemntuar Fation Kodrën për përkthimin e bërë tashmë edhe me rolin e zëdhënësit për shtyp në FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!