Kumbulla shqetëson Rejan, Seti e dëshiron te Verona…

Igli Tare drejtori i Lacios, heq dorë momentalisht nga mbrojtësi 20-vjeçar.

‘Dje ishte mirë, sot del i dëmtuar‘, thotë Reja në konferencë për shtyp sot, lidhur me Kumbullën, që njoftoi se nuk është gati. “Çfarë mund të bësh në një situatë të tillë? Edhe Laçi ka probleme. Ndoji kishte dalë pozitiv, teksa ishte duke drekuar”.

Situata për mbrojtësin kuqezi, për të cilin Tare heq dorë për ta bërë pjesë të Lacios këtë edicion, duket disi e ngatërruar.

Megjithatë, presidenti i Hellas Verona, Mauricio Seti, tha për “TuttoMercatoWeb”, se Marash Kumbulla, është një djalë dhe futbollist i shkëlqyer dhe se do ishte i lumtur ta mbante te Verona.

Ka shumë negociata dhe interesime për Kumbullën, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ta shohësh atë të përfundojë në një klub të shkëlqyeshëm, do të ishte një mundësi e madhe për djaloshin, por nëse qëndron me ne, nuk është problem. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe jemi të lumtur ta mbajmë te Verona”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!