Konte ia hedh, mbetet në krye të Interit

Për gati tri orë drejtuesi i lartë i klubit të Interit Stiven Zhang, vartës dhe drejtorë si dhe Antonio Konte, kanë diskutuar gjërë e gjatë lidhur me vijimësinë dhe strategjinë e re të klubit zikaltër.

Takimi i sotëm mes Zhang dhe Antonio Konte ishte konstruktiv, në emër të vazhdimësisë dhe ndarjes së strategjisë. Me të, themelet u krijuan për të vazhduar planifikimin së bashku, shkruajnë mediat italiane.

Në fakt që në orët e para të mengjesit Zhang dha sinjale se kërkonte vijimësinë me Konten. Nuk ka ndryshe dhe Maks Alegri duhet të presë një mundësi tjetër…

Conte vazhdon me Interin! Pika e kthesës pas një takimi tre orësh me Zhang”, titulli i hapjes së Gazzetta.it.

Pak më vonë doli vetë klubi në një komunikatë zyrtare në Twitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!