“Bosi” Pirlo, deklaron “divorcin” me Higuain

“Bosi” i ri bardhezinjve të Juves, ka treguar anën e pamëshirshme të tij që në konferencën e parë për shtyp. Andrea Pirlo i ka treguar derën Gonzalo Higuain, pavarësisht se e vlerëson, si sulmues të “klasit botëror”.

Trajneri i Juventusit, pasi të hënën zhvilloi seancën e tij të parë stërvitore, duke folur të martën, konfirmoi se ai kishte folur me sulmuesin Gonzalo Higuain, të cilit i kishte thënë që nuk ishte pjesë në planet e tij dhe ishte i lirë të largohet që këtë verë.

 “Unë kam folur me Gonzalon,”- u tha Pirlo gazetarëve.“Ai është një lojtar i klasit botëror, por ne kemi vendosur se është koha që t’i ndajmë rrugët. Të gjitha gjërat përfundojnë një ditë. Ne e shikuam njëri-tjetrin në sy dhe vendosëm se ky ishte vendimi më i mirë për t’u marrë.”

Ndërkohë 41-vjeçari Pirlo, tregoi se argjentinasi tjetër, Paulo Dibala, do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit, pavarësisht nga zhurma mediatike e tregut.

“Dibala është një lojtar i rëndësishëm, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës”, tha ai. “Ai kurrë nuk është futur në tregun e transferimeve dhe pasi të kthehet, ai do të jetë pjesë e këtij projekti,”- deklaroi trajneri Pirlo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!