Fanatics: ‘Koha për t’u zgjuar’

Liga e Kampionëve, turi i dytë kualifikues: Tirana-Cverna Zvezda luhet sot në Tiranë, duke nisur nga ora 20:00.

Tirana e futbollit nuk ndihet rehat. Fakti që në orën 4 të mëngjesit tifozë të caktuar kanë ndezur fishekzjarrë te hotel “Plaza”, aty ku po qëndron ekipi Crvena Zvezda, tregon se përparësi për ta mbetet ‘skena’ e radhës…

Është vetë grupimi “Fanatics” teksa në faqen e tyre zyrtare kanë shkruar tog fjalëshin: “Koha për t’u zgjuar!”.

‘Air Albania Stadium’ do të jetë arena që do të presë sot në mbrëmje sfidën mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Tirana vjen në këtë takim të rëndësishem, pasi eliminoi Dinamo Tbilis 0-2.

Takimi tjetër i ditës së sotme në turin e dytë kualifikues është derbi tjetër i Ballkanit. PAOK Selanik pret turqit e Beshiktash.

Ndeshjet e tjera të turit të dytë eliminator në CHL luhen nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!