Tirana negativ, gati për ndeshjen e madhe

Do të jetë supersfidë ajo mes Tiranës dhe Zvezdes në ‘Air Albania Stadium’ nesër në 20:00. Emanuel Egbo i ka gati të gjithë. Madje edhe mbrojtësin Erion Hoxhallari i cili mungoi në Tbilis për shkak dëmtimi.

Një Tiranë e madhe për një ndeshje të madhe në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Paraprakisht bardheblutë kanë kryer testet e fundit për COVID-19 dhe të gjithë protagonistët kanë dalë negativ. Klubi njofton në rrjete edhe për seancën përgatitore të kryer sot.

Klubi në Facebook:

Klubi i Futbollit Tirana pas kryerjes së tamponëve konfirmon se rezultatet e të gjithë personave mbi të cilët u krye kjo analize, rezultuan NEGATIVE. Ekipi është gati për të zhvilluar sfidën e raundit të dytë kualifikues kundër FC Red Star.

Pas përfundimit të seancës stërvitore te orës 19:00 sic ishte planifikuar, ekipi do të grumbullohet në hotel për të pritur të nesërmen e sfidës “

Ndërkaq drejtuesit e ekipit kundërshtar janë pikasur duke u relaksuar në kafenetë e Tiranës. Stankoviç dhe ndihmësit kanë gjetur kohë edhe të pozojnë për fansat e Interit të Milanos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!