Egbo i beson formacionit fitues…

Dyshimi i vetëm, Hoxhallari i rekuperuar apo Ismajlgeci në prapavijë…

Si do të luajë Egbo ndeshjen e sotme (20:00) në ‘Air Albania Stadium’ ndaj kampionëve serbë?

Vështirë që nigeriani të ndryshojë nga sifda e javës së kaluar teksa në raundin e parë kualifikures në Gjeorgji, fitoi me Dinamo Tbilis 0-2.

Këto ditë klubi ka mbajtur disi larg mediat por dhe vetë tekniku nuk ka lënë shtigje të kuptohet qartë se si do shfaqet Tirana sot në ‘Air Albania Stadium’.

Me të gjithë në dispozicion, Egbo nga Selman Stermasi ku përgatiti skuadrën me shumë gjasa do të ofrojë:

Ilion Likën në portë ndërsa përpara tij mbrojtja me katër: Toshevski në të djathtë, Najdovski-Vangjeli në qendër dhe në të majtë Hoxhallari ose Ismajlgeci.

Batha dhe Çelhaka, ata që janë para tyre në mesfushë ndërsa Kobinah, Torasa dhe Kale do të ndihmojnë Ernest Muçin në majë të sulmit bardheblu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!