Sevilja “pronarja” e Europa League, fiton të 6-tën

Finalja e UEFA Europa League: Sevilja-Inter 3-2 (De Jong 12’, 33’, Diego Karlos 74’ /Lukaku 5’(p), Godin 35’)

Sevilja mundi Interin 3-2, pas një ndeshje spektakolare në Këln, duke fituar UEFA Europa League për herë të gjashtë. Belgu Romelu Lukaku çeli serinë e golave nga pika e penalltisë.

Pastaj holandezi De Jong shënoi dy gola radhazi me kokë, ndërsa uruguajani Diego Godín barazoi. Goli i minutës së 74-të i Diego Karlosit, devijuar nga Lukaku, u dha fitoren dhe trofeun spanjollëve të Seviljes.

Sfida ishte e hapur dhe spektakolare, me raste të shumtë dhe gola në të dy anët e portave. “Specialistët” e Seviljes treguan, se jo vetëm e kanë ruajtur traditën e krijuar, por tashmë janë bërë edhe “mjeshtra” të fitimit të UEFA Europa League.

Zikaltrit e Interit nuk mundën ta rifituar trofeun UEFA Europa League edhe pas një dekade. Trajneri Konte hodhi në fushë Eriksen, Sançez dhe Kandreva, por dështoi dhe iu dorëzua Seviljes, e cila ngriti në qiell trofeun e gjashtë të UEFA Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!