Mesi i thotë Koemanit: ‘Mos më llogarit mua’

Barcelona zien e zien… Pas largimit të teknikut, drejtorit dhe disa vartësëve, tani duket se radha ju ka ardhur futbollistëve. Madje kaosi ka përfshirë edhe presidencën e cila në mbledhjen e fundit të Asamblesë deklaroi se ka afruar zgjedhjet presidencale në 15 mars 2021.

Por ajo që duket se ka trazuar sot ambientin blaugrana lidhet me një deklaratë të Lionel Mesit dhënë trajnerit të ri Ronald Koeman.

Sipas radios katalanase RAC1, 33 vjeçari argjentinas i ka thënë holandezit se ai duhet ta shohë Mesin më shumë jashtë se sa brenda Barcelonës.

Prej ditësh Mesi (babai i tij) flitet se ka blerë shtëpi në Milano, dhe kjo deklaratë ju shkon për shtat mjaft interistëve të intersuar për të veshur zikaltër futbollistin numër 1 në botë.

Ish- presidenti i Interit Masimo Morati thotë:“Interi mund ta marrë (Lionel) Mesin. Suning ka të gjitha burimet për ta sjellë Leonin në Milano”- fjalët e Moratit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!