Zyrtare: Koeman, trajneri ri i Barcelonës…

Ora 17.35: Ronald Koeman sapo ka firmosur kontratën e tij dhe tashmë po pozon me fanellën e re të Barçës. Holandezi tashmë ka nisur zyrtarisht punën, si trajneri i ri skuadrës katalane, duke zëvendësuar Kike Setien, të shkarkuar pas humbjes 2-8 dhe eliminimit shokues nga çerekfinalet e Champions League.

Ceremonia e zyrtarizimit i 57-vjeçarit Koeman, u zhvillua në mjediset e stadiumit “Camp Nou”, ku të pranishëm edhe zyrtarë të skuadrës “blaugrana”.

Presidenti Bartomeu prezantoi përpara medias trajnerin holandez, i cili ka marrë përsipër të nxjerrë nga kriza dhe të kryejë revolucionin e nevojshëm për ta ngjitur Barcelonën në nivelet e kërkaura nga tifozët katalanas.

“Mirë se vini në shtëpinë tuaj. Ishte shkruar, që një ditë Koeman të trajnonte ekipin e Barcelonës. Unë ju falënderoj për sfidën, sepse këto nuk janë momente të lehta. Koeman ka karizëm, personalitet dhe karakter. Për më tepër, ai e do Barçën,”- u shpreh presidenti Bartomeu në prezantimin e trajnerit të ri.

“Sot është një ditë për të qenë i lumtur dhe krenar. Të gjithë e dinë se çfarë është Barça për mua. Eshtë shtëpia ime. Të kesh mundësi të stërvitesh një të mire, si Barça është një sfidë. Nuk është e lehtë, sepse gjithmonë ajo kërkon maksimumin. Unë kam nënshkruar dhe tani jam trajner i Barcelonës.

Tani e tutje ne do të punojmë, të stërvitemi dhe të bëjmë një ekip të fortë. Duhet të bëjmë ndryshime. Duhet të punojmë shumë për të rifituar prestigjin. Ne jemi akoma klubi më i madh në botë. Tani, të punojmë për ta vendosur Barçën aty ku duhet: në krye. Ne do të japim gjithçka për këtë,”– ishin fjalët e para të trajnerit të ri të katalanasve, holandezi Ronald Koeman.

Ora 18.09: Trajneri Koeman dhe presidenti Josep Maria Bartomeu i Barcelonës, largohen nga mjediset e stadiumit “Camp Nou”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!