E rrallë: Prishtina, “dream team” i Kosovës

UEFA ka vendosur, që ndeshjen e pezulluar ndaj Lincoln Red Imps, për shkak se 8 futbollistëve kosovarë rezultuan pozitive, skuadra e Prishtinës ta zhvillojë të premten apo të shtunën, me kusht që skuadra kryeqytetase të ketë një grup lojtarësh krejtësisht të rinj nga ata që ishin në Gjibraltar.

Dhe ndodhi ajo që nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Të gjitha skuadra e Ipko Superligës i “dhuruan” përkohësisht futbollistë të tyre skuadrës së kryeqytetit, me synimin që Prishtina të mos humbiste shansin për të luajtur në Europa League.

Këtë skuadër “dream team” të re, që do të veshë fanelën e Prishtinës në ndeshjen ndaj Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, do ta drejtojë përkohësisht trajneri Ramiz Krasniqi, i cili është lënë i lirë nga FFK-ja. Lajmin e bën me dije vetë klubi kryeqytetas i Prishtinës.

 “Seleksionuesi i U19 të Përfaqësueses së Kosovës, ish-futbollisti i Prishtinës, ish-trajneri i Prishtinës (2001/02; 2006; 2010-2012; 2015; 109 ndeshje ka udhëhequr skuadrën), Ramiz Krasniqi, do t’i prijë skuadrës në ndeshjen që do të zhvillohet me Lincoln. FC Prishtina falënderon ikonën e klubin, trajnerin Krasniqi, që ka pranuar të udhëheq skuadrën në këto kushte aspak normale.

Për listën e futbollistëve do të iu njoftojmë me kohë. Administrata e klubit në krye me përgjegjësen kryesore në kontakt me UEFA-n, Shkenca Goçi, po punon maksimalisht për t’i arritur afatet e protokolleve të kërkuara nga UEFA dhe sapo të mbyllen të gjitha procedurat do të informoheni gjerësisht”,-thuhet në këtë komunikatë të Prishtinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!