“Testimet, vetëm në Maqedoni ose Hungari”

Federata e Futbollit të Kosovës nuk do të pranojë që ekipet dhe kombëtarja të testohet për koronavirus nga Instituti Kombëtar i Kosovës, por në Maqedoni ose në Hungari. Krejt kjo pasi testet e Kosovës nuk po njihen më nga UEFA.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu tregon për “Top-Channel” se kjo situatë ka ardhur, pasi dy ekipe Drita për Champions League dhe Prishtina për Europa League u testuan në Prishtinë ku rezultuan negativë, por nga testimet e bëra, në njëra në Zvicër e tjetra në Gjibraltar, rezultuar me disa lojtarë pozitivë.

Si rezultat të dy ekipet humbjen ndeshjet 3-0 në tavolinë, pasi Zvicra nuk e lejoi Dritën të dalë nga karantina, ndërsa Prishtina nuk kishte lojtarë për të futur në fushë.

Salihu tregon, se kombëtaren e Kosovës e presin sfida të mëdha në muajt në vazhdim, ndër to edhe ndeshja ndaj Maqedonisë, e cila është një shans për t’u kualifikim për Kampionat Europian.

Ndërkohë sekretari Salihu tregon se ekipet janë duke u përgatitur për fillimin e Ipko Superligës së Kosovës, që pritet të startojë me 12 shtator.

Megjithëse mendim i të gjithëve ishte, se edicioni që përfundoi do të duhej të hidhet në harresë, si pasojë e pandemisë, por duket se edhe edicioni vijues, do të shfaqë probleme të vjetra e të rejam, si rezultat i COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!