Kthehen në Prishtinë, lojtarët pa simptoma

Në orët e vona të mesnatës, ka mbërritur në Kosovë skuadra e Prishtinës. Për shkak se 8 futbollistë të saj rezultuan me Covid-19 në testimin në Spanjë, ajo nuk u lejuan nga zyrtarët e UEFA-s që të përballej me Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, ndeshje kjo për turin e parë të Europa League.

“Pas udhëtimit më se tre orësh me “charter”, skuadra ka mbërritur në aeroportin “Adem Jashari”, njofton në faqen e tij zyrtare klubi kryeqytetas i Prishtinës. “Të gjithë futbollistët janë mirë, habit fakti që askush nuk ndjen simptoma. Andaj, nesër nga ora 9 në mëngjes, skuadra sërish do të testohet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”.

Pasi ka mbërritur në shtëpi, skuadra e Prishtinës tashmë ka kryqëzuar gishtat në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen. Në Kosovë, druhen se mos edhe Prishtina pëson fatin e Dritës, pra të humbi edhe ajo 0-3 në tavolinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!