Besa e historisë, peng i Kategorisë së Parë…

Nga: Isuf MYRTAJ


Alket Çelhaka largohet nga Besa. Klubi me histori, pa cilësi e infrastrukturë, për të 6-tin edicion radhazi në inferiore.

Besa e Kavajës, ky emër i madh i futbollit Shqiptar, për të 6-tin vit do duhet të bëjë pa Kategorinë Superiore. Deklarata, se klubi verdhezi nisi dje përgatitjet për sezonin e ri 2020-21, ndërsa në terren u panë një brez i ri lojtarësh, tregon se mungesa e ‘dinastisë’, do e ndjekë edhe këtë fillim të ri ekipin e Kashamit trajner. Aq më tepër, që dhe një ‘flamurmbajtës kavajas’ si Alket Çelhaka largohet përfundimisht nga Besa…

Duket se presidenti Nexhat Bizhdili, por dhe Bashkia Kavajë, aq përgjegjëse sidomos për rikonstruksionin e pjesshëm të stadiumit ‘Besa’, janë përpara vështirësive ekonomike. Për Besën e madhe që nuk ‘pret’…

Besa e dy trofeve të Kupës së Shqipërisë, një Superkupe dhe disa pjesëmarrjeve në kompeticionet europiane, sikundër Dinamo, apo Elbasani, po vuan prej vitesh në inferiore.

Dhe të mendosh që futbollistë si Blerim Krasniqi (Teuta), Regi Lushkja e Ardit Deliu (Laçi), portierët Dajsinani (Skënderbeu) e Puja (Kastrioti), lojtarët Gëzim Krasniqi (luajti së fundi te Kukësi), Biba te Erzeni, Duka te Korabi, Hoxha te Besëlidhja, Jeton Krasniqi te Apolonia etj., pa përmenduar lojtarët kolosë në aktivitet si Sokol Cikalleshi e Andi Lila (ende nuk ka mbyllur zyrtarisht), i bie që brumi kavajas po ‘keqpërdoret’ nga të tjerë…

Por edhe trajningu mjaft i pasur me shkollën kavajëse. Vini re: Në terren duke përgatitur ekipe përveç Ndriçim Kashamit te Besa, janë dhe Dorjan Bubeqi te Erzeni, Bledar Sinella te Tomori, Edmond Kodra te Apolonia…

A do bëhën bashkë kavajasit për t’i dhënë ‘besën’ Besës?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!