Burreli pa frena, merr Alfred Zefin

Trajneri Nikaj dhe një numër i madh futbollistësh mësyjnë te Burreli. Administratori Bajram Ballabani premton afrime të tjera. Në plan një sulmues race…

Skuadra matjane, njoftoi sot se ka afruar dhe dy lojtarë të tjerë. Njëri prej tyre është mesfushori Alfred Zefi i cili edicionin e kaluar e mbylli te Besa e Kavajës.

Por përveç Zefit, konsideruar si lëvizje cilësore sot është bashkuar me matjanët edhe Marko Dodaj. Pukjani luan si mbrojtës i majtë por dhe në qendër.

Kësisoji shkodrani Nikaj pasuron radhët teksa veç lojtarëve të sotëm Zefi e Dodaj, në ditën e prezantimit të tij u lançuan edhe Taulant Sefgjinaj dhe Fabio Hasa. Burreli po insiston të forcohet për të pretenduar Superioren në fund të edicionit.

Shënjë që Burreli kërkon lavdinë këtë edicion në Kategori të Parë e jep edhe rinovimi me një lojtarë me cilësi si Aleks Dedgjonaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!