Zyrtarizohet Nikaj, Sefgjinaj firmos për Burrelin

Samuel Nikaj zyrtarizohet te Burreli. Tekniku shkodran ashtu sikundër pati njoftuar ‘Sporti im.al, kishte ditë që ishte dakortësuar për të nisur projektin e radhës te matjanët e Burrelit por vetëm sot Nikaj, ka arritur konkretizimin përfundimtar.

Tekniku i njohur, teksa së fundi ishte në timonin e Lirisë së Prizrenit, deklaronte për ‘Sporti im.al, se marrëveshja do mund të realizohej vetëm nëse së bashku me të, do vinin dhe katër lojtarë në trajtë pakete.

Sot firmos Taulant Sefgjinaj, një mbrojës fitues dhe Fabio Hasa i cili vjen nga Tërbuni. Sipas Nikajt, tashmë pritet të vijnë dhe dy të tjerë dhe që me gjasa do të jenë nga pista kosovare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!