Rikthehet Zhang, të dielën pranë Interit…

Presidenti i bluzinjve u kthye në Milano, pas një mungese prej 5 muajsh për shkak të bllokimit. Ai u takua vetëm me menaxherët, me trajnerin më vonë. Të dielën, Zhang do të jetë në Gjermani për ndeshjen kundër Shakhtar

Pas më shumë se pesë muajsh, dje në orët e para të pasdites, Stivën Zhang nisi të marrë frymë nga ajri i selisë së Interit. Presidenti bluzi u kthye në Milano të mërkurën në mbrëmje.

Ai ishte larguar në fillim të marsit në drejtim të Kinës, ku mbeti atje për më gjatë seç pritej, i bllokuar nga kufizimet e qeverisë lokale. Pasi mori autorizimet për t’u larguar, Zhang fluturoi për në Milano.

Këto ditë, e ardhmja, mbi të gjitha ajo e Interit, është në diskutim. Europa League, një event, fitimi i së cilës do të ishte edhe trofeu i parë në “epokën Suning”, që filloi në verën e vitit 2016. Në funksion të saj edhe situata e Antonio Kontes. Do të qëndrojë apo jo?

Tema e trajnerit, edhe pse qendrore, u prek vetëm dje. Zhang u takua me administratorët Marota dhe Antonelo, drejtorin sportiv Ausilio dhe menaxherët e tjerë. Me ta ai u njoh për situatën e klubit.

Zhang u aktualizua në projektet kryesore, duke folur në veçanti për aspektet ekonomike. Eshtë e qartë që stafi menaxhues e informoi atë edhe për situatën e ekipit në Duseldorf.

Presidenti Zhang mezi pret të takojë lojtarët e tij dhe trajnerin Konte, për t’i karikuar ata personalisht për gjysmëfinalen e Europa League kundër Shakhtar Donetsk, e planifikuar për të hënën në mbrëmje.

Zhang do ta bëjë këtë të dielën, pasi sot dhe nesër ai do t’i nënshtrohet testit të tamponëve, bashkë me të gjithë drejtuesit e tjerë të Interit. Të dielën ai do të fluturojë për në Gjermani…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!