Apolonia e pëson në fund, fiton Laçi

Miqësore në Fier: Apolonia- Laçi 0-1

Apolonia priti Laçin sot në ‘Loni Papuçiu’ të Fierit në një test miqësor. Të dy teknikët Mergjyshi për vendasit dhe Cungu për miqtë hodhën në fushë futbollistët më të mirë.

Loja pati ritëm mesatar dhe skuadrat iu afruan disa herë golit. Megjithatë 45 minutat e para ishin të bardha 0-0.

Në pjesën e dytë kurbinasit, ndërsa janë duke u përgatitur për takimin me Keshlën në Europa League (27 gusht), zëvendësuan më shumë se një ‘formacion’.

Rezultati teknik në fund foli për bardhezinjtë kurbinas, të cilët me Markun shënuan golin e fitores.

Por dhe pse 0-1, Apolonia u paraqit mjaft mirë në terren. Nuk u aktivizua sulmuesi kryesor i tyre Gjata, ndërsa Mihana me shokë, mbajtën larg laçianët për shumë minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!