Vijarreal, dy “goditje” për teknikun Emeri…

Dani Parejo, të mërkurën i është nënshtruar ekzaminimit mjekësor në qendrën sportive të Vijarreal, si hapi i fundit përpara se ai të zyrtarizohet si lojtari më i ri i “nëndetëses”.

Ish-kapiteni i Valencia në sezonet e fundit, ka mbërritur në “Miralcamp” pak para orës 8:30 të mëngjesit dhe gjatë orëve në vazhdim, pritet që klubi të njoftojë përfshirjen e të dy mesfushorëve (Parejo dhe Kokuelin), të cilët mund të prezantohen zyrtarisht këtë të mërkurë.

Kokuelin është tashmë në Vijarreal, pasi dje ai e kreu kontrollin mjekësor dhe nënshkroi kontratën 4-vjeçare, për të cilën Valencia do të marrë 8 milionë euro. Dhe Parejo shpreson ta bëjë këtë sot, pasi të shpëtoi nga Valencia, e cila mund të marrë 3 milionë euro.

Vijarreal synon të njoftojë firmosjen e të dy lojtarëve në të njëjtën kohë dhe gjithashtu të bëjë një prezantim zyrtar të përbashkët. Këto janë dy përforcime që vijnë për të forcuar ekipin e Unai Emeri. Me trajnerin bask, sezonin e ri “nëndetësja” spanjole, pritet të luftojë për vendin e katërt në LaLiga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!