Reali kthen të huazuarit, Sebajos një ‘galaktik’

Sipas informacionit të raportuar nga AS, klubi spanjoll i Real Madrid, është gati të kthejë në shtëpi dy të huazuarit Dani Sebajos dhe Martin Odegrad.

Ndonëse Zidan nuk e pati në listë pak muaj më parë mesfushorin Sebajos, tashmë duket se gjithëçka është ndyshuar si me buton.

Në Madrid flasin për një kthim të menjëhershëm të talentit spanjoll i cili përapara se të shkëlqente te Arsenali si huazuar, tërhoqi Spanjën U-21 drejt trofeut të titullit kampion Europe për U-21 në fund të qershorit të vitit të kaluar kur mundi Gjermaninë 2-1.

Vetëm një muaj më parë, shanset që Sebajos të qëndronte edhe një vit te Arsenali ishin të larta por paraqitja fantastike e 24 vjeçarit e veçanërisht fitorja e FA Cup ndaj Çelsit, i ka ndryshuar planet.

Edhe norvegjezi Martin Odegrad (21 vjeç) ka kryer paraqitje të mira me Sociedadin.

Si Sebajos ashtu dhe Odegrad, do jenë pjesë e skuadrës 2020-21. Aq më teper që çdo fillim edicioni, te Reali, dalin me lista të larguarish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!