Belgu Vertongen, nga Londra drejt Lisbonës

Jan Vertongen është afër nënshkrimit me Benfikan dhe mund të bashkohet në klubin portugez, me sulmuesin uruguajan Edinson Kavani.

Mbrojtësit belg i ka përfunduar kontrata me klubin dhe u largua këtë verë nga Totenhem, pas tetë vitesh në Londrën veriore.

Ai ka qenë në bisedime me gjigandët portugezë ditët e fundit, raporton “Record”. Përflitet, se 33-vjeçarit i është ofruar një kontratë tri-vjeçare nga Benfika.

Mbrojtësi i kombëtares belge ka qenë në diskutime edhe me disa ekipe të tjerë, ku me gjasa, Roma dhe Fiorentina, janë të interesuara për firmën e Vertongen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!