Sot dita europiane e Dritës

Drita zbret në fushë për aventurën e re europiane. Praktikisht me dy takimet e sotme të fazës paraeliminitaore me grumbullim në Nion të Zvicrës hapet edicioni i ri i kompeticionëve europiane të UEFA-s.

Në orën 15:00 luhet gjysmëfinalja tjetër mes Tre Fiori të San Marinos dhe Linfield Bielfast të Irlandës së Veriut. Fituesi përballet me fituesin e çiftit Drita-Inter d’Escaldes.

Trajneri Ardian Nuhiu duket se ka në dispozicion të gjithë lojtarët me lajmin e mirë se të gjithë ata, kanë rezultuar negativ gjatë analizave të kryera sipas udhëzimit të UEFA-s.

Kthyer te kampionia e Ipko-s, situata duket mjaft optimiste. Pritet një fitore e lehtë e Dritës ndaj debutuesës andorrianë në Europë.

Me gjasë skuadra gjilanase, do luajë takimin e dytë me favoriten e duelit tjetër nga Belfasti. Konstatimi zbardhet ditën e sotme me të dyja sfidat që luhen në Nion.

Faza paraeliminatore, gjysmëfinalet:

15:00 Tre Fiori-Linfield

18:00 Drita-Inter d’Eskalades

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!