Drita e Nuhiut fiton dhe gjen Linfield

Turi paraeliminator Champions League, në Nion: Drita- Inter d’Escaldes 2-1

Tirana në vitin 1982 për Champions, eliminonte me golin e A. Kolës (74′) skuadrën e Linfield Belfast 1-0 (2-1 e vajtjes). Sot kundërshtar i Ditës së Gjilanit.

Me dy futbollistë që rezultuan pozitiv te Drita, UEFA shtyu për 90 minuta takimin e sotëm paraeliminator të Champions League, mes Dritës së Gjilanit dhe Inter d’Escaldes të Andorrës.

Takimi në Nion të Zvicrës, nisi në 19:30. Fillimisht, në minutën e 23-të, Xhevdet Shabani shënoi për Dritën. Gëzimi zgjati pak, pasi në të 29-tën, Emili Garcia barazoi për Inter d’Escaldesin.

Gjithsesi formacioni gjilanas, me petkun e kampionit më të ri në Ipko, ia del të kalojë përpara ende pa u mbyllur fraksioni i parë. Hamdi Namani regjistroi një tjetër gol të bukur për 2-1.

Në 15:00 u luajt ndeshja tjetër e këtij turneu në Nion, teksa Linfield Belfast mundi 2-0 Tre Fiori të San Marinos.

Në këtë mënyrë, Drita-Linfield, do të jetë dhe finalja e Nionit për të përcaktuar skuadrën që avancon në turin e parë të Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!