Sevilja dominon Romën, Xhaka shijon kualifikimin e Bazelit…

Diferenca të dukshme në fushë mes Seviljes dhe Romës në Duisburg të Gjermanisë për kualifuikuesit e Europa League turi çerekfinal.

Skuadra spanjolle pavarësisht emrit që kishte përballë dominoi totalisht mbi romakët e ‘dehur’ nga lajmi se Roma ka tashmë një pronar të ri amerikan.

Skuadra e Lopeteguit në minutën e 22-të, me Sergio Reguilon pas galopimit në zonë përmes një goditje të saktë kaloi portierin Pau Lopez,1-0.

Pak përpara pushimimit mes pjesëve, Lukas Okampos, bëri një depërtim fantastik dhe asistoi për En Nesyri një minutë nga fundi i fraksionit të parë i cili dyfishoi për andaluzianët duke hipotekuar praktikisht kualifikimin.

Në sfidën Bazel- Fraknfurt, në lojë me shiritin e kapitenit të zvicerianëve edhe lojtari i Kombëtares kuqezi Taulant Xhaka.

Ndeshjet e tjera dhanë këto shifra teknikë:

Sevilja-Roma 2-0 (në Duisburg ndeshje teke)

Leverkusen- Rejnxhers 1-0 (3-1)

Volves- Olimpiakos 1-0 (1-1)

Bazel- Eintraht 1-0 (3-0)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!