Mesi dhe Levandovski, takimi në Lisbonë

Champions League: Bajerni dhe Barcelona kalojnë në çerekfinale. Bajern-Çelsi 4-1 (3-0): Barcelona-Napoli 3-1 (1-1)

Barcelona-Napoli dhe Bajern-Çelsi, përballjet e sotme për një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve që do të zhvillohen me sistem grumbullimi në Portugali.

Në ‘Camp Nou’, Barcelona e sotme duket e rilindur, ndërsa përballë Napolit me të cilin ka barazuar 1-1 në ‘San Paolo’, diktoi dhe dhuroi emocione e gola që në 45 minutat e para.

Në të 10-të Lenglie, më pas magjia e Mesit dhe në fund të fraksionit të parë, Suarez me penallti, i japin qetësi “blaugranëve”, të cilët po në këtë fraksion pësojnë një gol po me penallti nga Insinje. Në të dytën ritmi ra dhe Barcelona që ruajti kualifikimin.Hysaj nuk u aktivizua.

Në takimin e Mynihut, vendasit që kishin fituar bindshëm në të vajtjes me Çelsin 0-3, ia dolën të kontrollojnë e shënojnë gola të tjerë. Edhe këtu ka një gol në të 10-tën, teksa Levandovski nga pika e bardhë, bën 1-0.

Perisiç dyfishon për formacionin e Flik në të 24-tën, ndërsa Abraham në të 44′-tën regjistron golin e Çelsit. Në të dytën vijon ‘muzika’ bavareze me golin e Tolizos (76′) dhe sërish të Levandovskit në të 84′, për 4-1 final. Rezultati i përgjithëshëm 7-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!