Covid-19, “i lidh këmbët” kampionit Kipruto

Kampioni olimpik dhe botëror në 3.000 m/p, Konseslus Kipruto, do të humbasë garën e parë të Diamond League të sezonit në Monako, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Kipruto, 25 vjeç, ishte një nga 11 atletët nga Kenia që do të garonin më 14 gusht, pasi qeveria franceze hiqte dorë nga aplikimet e tyre për viza. Por ai njoftoi, se të shtunën ishte i infektuar, pas testit të protokollit Covid-19.

“Nuk kam asnjë simptomë dhe kam qenë në të vërtetë, në gjendje të shkëlqyer, – tha ai. – Unë isha duke planifikuar të shkoja në Monako për rekordin botëror, pasi kam qëndruar shumë gjatë jashtë Kenias.”

Kipruto pretendoi medaljen e arit në Lojërat Olimpike të Rio 2016, por fitoi titujt botërorë në Londër më 2017 dhe në Doha vitin e kaluar. Ai ka një rezultat personal prej 8’00”12, duke konkurruar ashpër me atletin nga Katari, Saif Saed Shahen, që mban rekordin botëror me 7’53”63.

“Dëshiroj të falënderoj Monakon për punën që ka bërë dhe u uroj atyre dhe kolegëve të mi një konkurs të mrekullueshëm,”– shtoi Kipruto. – Atletika është rikthyer dhe unë gjithashtu do të kthehem.”

Pas garave në Oslo dhe Zyrih në qershor dhe korrik, Monako do të shënojë fillimin e sezonit konkurrues në atletikë, sport i cili, ashtu si edhe të tjerët, nuk ka mundur t’iu shmanget pasojave të Covid-19. Shumë prej mitingjeve janë anulluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!